Tahiri, qeverisë: E do policinë veç kur të të ‘ngushtohet’

19 tetor 2023 | 13:07

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka adresuar një varg kritikash ndaj qeverisë sa i përket qasjes ndaj policisë.

Tahiri ka pyetur pushtetin, i cili nuk ishte në seancën e Kuvendit për policinë se si është e mundur të tradhtohet besimi i qytetarëve.

Madje, ai ka thënë se qeveria e do policinë veç kur t’iu “ngushtohet”.

“Do të kishim pasur dëshirë ta dëgjojmë tregimin e shumicës se çka mendojnë rreth tri kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, që janë listuar në rezolutën e opozitës. Cila është arsyeja se pse nuk është paguar rrezikshmëria për disa muaj? A është se nuk ka buxhet? A nuk ka dije? A nuk ka vullnet? Apo këta e duan policinë veç kur ju ngushtohet?”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…