Tahiri: Qeveritarët e korruptuar në Kosovë nuk shkojnë në prokurori, në Shqipëri po

12 dhjetor 2025 | 10:59

Ish-zëvendësministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër sjelljen e qeveritarëve aktualë ndaj sistemit të drejtësisë, duke e theksuar kontrastin me atë të Shqipërisë

Tahiri ka thënë se ekziston një dallim i madh mes mënyrës se si pushtetarët e dy vendeve i trajtojnë organet e drejtësisë.

Sipas saj, derisa në Shqipëri zyrtarët përballen me prokurorinë, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh.

“Qeveritarë të korruptuar këndej e andej kufirit. Ka një dallim, në Shqipëri së paku shkojnë në prokurori, në Kosovë nuk përfillin as prokurori, as gjykata… Kombi është zënë peng nga të tillët”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj,…