
Tahiri: Sveçla të jap dorëheqje menjëherë
09 korrik 2025
| 12:40
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut të riut nga Lipjani, i cili ndërruar jetë në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së 5 zyrtarëve policorë.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se pas kësaj, policët e dyshuar mund të gjykohen para drejtësisë.
“Ministri i policisë, Sveçla të jap dorëheqjen menjëherë – pastaj të dalin para drejtësisë policët që morën jetën e të riut në Lipjan”, ka shkruar Tahiri.