Tahiri: ‘Syri i Popullit’ është degë e Lëvizjes Vetëvendosje

04 shkurt 2020 | 23:46

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Debat Plus sonte ka folur edhe rreth organizatës “Syri i Popullit”.

Ai është shprehur se linçimi i figurave politike ka sjellë deri te krijimi i kësaj organizate ku janë paramenduar të ndodhin vrasje serike.

“Ne po i komentojmë atë se çfarë ka ndodhur, aq më shumë e dimë se këta njerëz, siç e kemi ish-kryeparlamentarin, tani ministër i Jashtëm që i ka familjarët e tij direkt të inkuadruar në këtë organizatë terroriste. Mund t’i shihni edhe deklaratat e familjarëve pas seancës që thanë se këta njerëz janë dënuar që të dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk doli me asnjë deklaratë të vetme të distancohet nga këta njerëz. Si mund të ndodh që del një person dhe thotë se këta njerëz janë dënuar që të dëmtohet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja Vetëvendosje hesht. Pra linçimi i figurave politike, angazhimi i tyre i vazhdueshëm ka ardhur deri tek krijimi i kësaj organizate, deri te ardhja e atyre njerëzve që deri dikur kishin jetuar në Zvicër, përpilimi i listave, përpilimi i një planprogrami se si do të ndodhin pra këto vrasje serike”, ka thënë Tahiri.

Më tutje është Tahiri është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje e ka motivuar, frymëzuar dhe krijuar këtë organizatë.

“Ne flasim për zbulimin e vrasjeve të pasluftës, vrasjeve politike, ndërsa tani, brenda dy viteve patëm një tendencë të organizimit të vrasjeve politike, fatmirësisht institucionet e Kosovës u vënë pas kësaj organizate dhe këta njerëz kanë marrë dënimin nga instanca e parë gjyqësore, sigurisht do të ketë ankesë nga mbrojtja dhe pa dyshim “Syri i Popullit” si organizatë terroriste është degë e Lëvizjes Vetëvendosje, është e krijuar, e frymëzuar, e motivuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga dy njerëz konkretisht, nga Albin Kurti i cili asnjë fjalë nuk e thotë për këta njerëz dhe nga familjari i tyre, Glauk Konjufca”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja lesbike britanike April Hunter ka postuar një foto duke…