Tahiri: Takimi Merkel-Haradinaj në Berlin, historik

05 qershor 2019 | 22:32

Kryeministri Ramush Haradinaj është pritur të mërkurën me ceremoni shtetërore në Berlin, derisa ka arritur atje për një vizitë shumë të rëndësishme.

Nesër ndodh takimi i rëndësishëm i kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këtë takim, zyrtarët e Qeverisë po e shohin si historik.

Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri ka thënë në lajmet qendrore të RTK-së se kjo vizitë është vizitë historike, veçanërisht kur dihet se takimi po ndodh në kohën kur Qeveria Haradinaj dhe kryeministri po marrin vendime sovrane.

“Takimet dhe programi i vetë kryeministrit në Berlin, takimi me kancelaren Merkel, pastaj takimi me kryetarin e Bundestagut, takimet me një numër të madh të deputetëve të të gjitha subjekteve politike dhe takimet në Lutjet e Mëngjesit tregojnë për një agjendë të ngjeshur të kryeministrit dhe për rëndësinë dhe mundësitë që ky takim do të ketë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pohuar se temat e takimit do të jenë ato që lidhen drejtpërdrejt me thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, por në të njëjtën kohë edhe me forcimin e besimit të ndërsjellë.

“Kancelarja Merkel, por edhe Gjermania, kanë pasur një rol të rëndësishëm, një rol të cilin kryeministri gjatë tërë kohës e ka kërkuar edhe në raport me temën e dialogut, por edhe në raport me temat e zhvillimit ekonomik. Në veçanti, ajo që na gëzon është qëndrimi i Gjermanisë karshi procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave, ka qenë shumë decidiv dhe shpresoj se ky takim do të rezultojë me lajme të mira për vendin dhe për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

“Takimi historik ndërmjet kancelares Merkel dhe kryeministrit Haradinaj, pritet të trajtoj tema që pa dyshim do të rrisin bashkëpunimin e ndërsjellë, e veçanërisht besimin e ndërsjellë”, ka thënë Tahiri.

“Do të diskutohen tema të aspektit politik, të zhvillimit ekonomik e integrimit evropian. Qënderimet e kryeministrit Haradinaj janë të ditura dhe shpresoj edhe në mbështetjen e shtetit gjerman në këtë agjendë të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Me cilat qëndrime shkon kryeministri Hradinaj në takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel? Në radhë të parë, duhet të thuhet që pa asnjë dyshim kjo vizitë është një vizitë historike. Në veçanti duke marrë për bazë që kjo po ndodhë në kohën kur Qeveria Haradinaj dhe kryeministri po marrin vendime sovrane për vendin. Në të njëjtën kohë, takimet dhe vet programi i kryeministrit në Berlin – takimi me kancelaren Angela Merkel, pastaj me kryetarin e Bundestagut, Wolfang Schauble, pastaj me një numër të madh të deputetëve të gjitha subjekteve politike dhe takimi “Lutjet e mëngjesit, tregon për agjendën e ngjeshur të kryeministrit në njërën anë, dhe në anën tjetër për qëndrimin dhe mundësinë që ky takim do të ketë.Temat janë ato që lidhen, siç u tha edhe më herët drejtpërdrejt me thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, por në të njëjtën kohë edhe me forcimin e besimit të ndërsjellë. Siç dihet pra, kancelarja Merkel dhe Gjermania kanë pasur një rol të rëndësishëm, të cilin kryeministri Haradinaj gjatë gjithë kohës ka kërkuar, edhe në raport me temat e dialogut, edhe për temat e zhvillimit ekonomik, por në veçanti ajo që na gëzon është që qëndrimi i Gjermanisë karshi procesit të integrimit evropian, karshi procesit të liberalizimit të vizave ka qenë shumë decidiv. Shpresoj që ky takim do të rezultojë më lajme të mira për vendin dhe qytetarët e Kosovës.Çfarë mund të presim konkretisht nga takimi i nesërm?Në takimin bilateral do të trajtohen tema që padyshim do të nxisin dhe rrisin bashkëpunimin e ndërsjellë, në veçanti besimin e ndërsjellë. Do të diskutohen tema të aspektit politik, të zhvillimit ekonomik, por në veçanti tema të integrimit evropian, po ashtu do të ketë tema politike. Qëndrimet e kryeministrit Haradinaj janë të ditura, janë qëndrime të cilat i ka artikuluar në të kaluarën, por edhe tani. Shpresoj për në mbështetje të shtetit gjerman, të kancelares Merkel në këtë agjendë të rëndësishme për vendin.

Gepostet von Besnik Tahiri am Mittwoch, 5. Juni 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka me…