Tahiri thotë se Lajçaku mori motiv për ndryshim të Kushtetutës nga takimi që pati me Kurtin

21 tetor 2020 | 16:06

Në interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti për mini-shengenin, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Albin Kurti i ka dhënë motivim emisarit special të dialogut të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës rreth Asocacionit të komunave serbe.

Tahiri ka thënë se të gjithë e kanë parë mbështetjen që Kurti ia dha Lajçakut.

“Pavarësisht që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur këtë interpelancë të kryeministrit Hotit nuk duhet harruar që është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që i jep mbështetje LDK-së në këtë proces. Pra Hoti dhe Kurti në këtë proces janë bashkë. Ne pamë mbështetjen që Kurti ia dha mikut të tij, Lajçakut gjatë vizitës së fundit që e kishte në Prishtinë. Madje mund të them që motivimi për ndryshim të Kushtetutës mund ta ketë marrë pikërisht nga takimi i fundit që kishte me Albin Kurtin”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…