
Tahiri udhëton drejt Parisit për raportin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Më 27 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se është duke udhëtuar për në Paris.
“Jam rrugës për Paris, ku si anëtar në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës do të diskutojmë çështje tematike të Komitetit por edhe do të kam takime rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill. Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.