Tahiri: Vendimet e gjyqtarit Radomir Llabanit favorizuan Vetëvendosjen në emërime të jashtëligjshme

11 gusht 2025 | 13:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Llaban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.

Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën janë zgjedhur:

1. Guvernatori i Bankës Qendrore,
2. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE),
3. Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP),
4. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve,” ka theksuar Tahiri.

Ai thënë se kur “Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë…