Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Si gjithmonë, i pathyer e i palodhur, plot vitalitet e optimizëm

07 shkurt 2024 | 16:12

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë me dije se Thaçi ishte i pathyer e i palodhur.

“Pas një periudhe disamujore, sot pata mundësinë ta takoj presidentin Hashim Thaçi. Ai, si gjithmonë – i pathyer e i palodhur, plot vitalitet e optimizëm. Forca, besimi dhe qetësia e tij në kërkim të drejtësisë është vullnet e frymëzim për ne. Nga Haga e luftëtarëve të lirisë, të fala për të gjithë ju!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të grumbullohet…