Tahiri: Vuçiqi po e kërkon ndarjen e veriut, sa isha në negociata ua përmendja Mollën e Kuqe

07 nëntor 2022 | 12:09

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ajo ka thënë se “Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova”, derisa ka shtuar se sa ka qenë kryenegociatore nuk e ka lejuar “asnjëherë”.

“Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore për shtate vjet nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘Molla e Kuqe’. Këto tensione që po zhvillohen kanë për prapavije ‘veriun’. Nuk është e rastësishme që Vuçiqi sot i bëri thirrje ShBA-së dhe NATO-s të ndërhyje në veri për ta qetësuar situatën”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mësohen çiftet e 1/16-të të Ligës së…