Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit
Ushtria e Tajlandës ka akuzuar Kamboxhian për shkelje të një marrëveshjeje armëpushimi të sapofirmosur, të arritur pas disa javësh përleshjesh vdekjeprurëse që detyruan gati një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Në një deklaratë, ushtria tajlandeze ka thënë se më shumë se 250 mjete ajrore pa pilot (UAV) janë zbuluar duke fluturuar nga ana kamboxhiane të dielën në mbrëmje.
Armëpushimi ka hyrë në fuqi në mesditë sipas orës lokale (05:00 GMT) të shtunën. Të dyja palët kanë rënë dakord të ngrinin vijat e frontit aty ku janë tani, të ndalonin përforcimet dhe të lejonin civilët që jetojnë në zonat kufitare të ktheheshin sa më shpejt të ishte e mundur.
Ishte parë si një përparim, i cili ka ardhur pas disa ditësh bisedimesh midis të dy vendeve, me inkurajim diplomatik nga Kina dhe ShBA-ja.



