Tajlanda kryen sulme ajrore mbi Kamboxhia, rrëzohet plani i Trumpit
Tajlanda ka kryer sulme ajrore në Kamboxhia, të cilat mund të shënojnë rrëzimin e planit të paqes që u sponsorizua nga presidenti i SHBA-së Donald Trump vetëm dy muaj më parë.
Sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake kamboxhiane ishin në hakmarrje për një sulm të mëparshëm që vrau një ushtar tajlandez dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas ushtrisë tajlandeze, Kamboxhia filloi të bombardonte zonën kufitare rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Rreth 70 për qind e civilëve tajlandezë janë evakuuar tashmë nga qytetet kufitare, tha pala tajlandeze.
Kujtojmë se Tajlanda dhe Kamboxhia luftuan në një konflikt kufitar pesëditor në korrik, në të cilin vdiqën dhjetëra njerëz dhe rreth 200,000 banorë në të dyja anët e kufirit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Një armëpushim paraprak u arrit më 28 korrik, pasi Trump foli me udhëheqësit e të dy vendeve.



