Takim i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve lokale: Shoqata ESNAF dhe Peregrin Accounting & Consulting drejt bashkëpunimit strategjik

20 maj 2025 | 11:25

Kryetari i Shoqatës ESNAF, z. Varis Xhejlani, priti në një takim zyrtar z. Sami Mazreku, përfaqësues i kompanisë Peregrin Accounting & Consulting. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti që synon mbështetjen e bizneseve lokale, sidomos në fushën e kontabilitetit dhe konsulencës financiare. Shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë diskutimeve, të dy palët u dakorduan për rëndësinë e forcimit të zejtarëve dhe bizneseve të vogla përmes projekteve të përbashkëta që ofrojnë ekspertizë profesionale dhe zgjidhje konkrete për zhvillimin e tyre financiar.

“Shoqata ESNAF është e përkushtuar që të krijojë ura bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin ekonomik të komunitetit tonë,” tha z. Xhejlani pas takimit.

Nga ana tjetër, z. Mazreku theksoi se Peregrin është gjithmonë e hapur për iniciativa që synojnë rritjen e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe ndarjen e njohurive në fushën e menaxhimit financiar.

Ky takim është dëshmi e qasjes së Shoqatës ESNAF për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe fuqizimin e anëtarëve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës…