‘Takim i shkëlqyer’, Katari bën ‘porosinë më të madhe të avionëve’ në historinë e ‘Boeing’-ut

14 maj 2025 | 16:39

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi mes ShBA-së dhe Katarit.

Sipas “BBC”-së, gjatë fjalës së tij, Emiri e ka përshkruar takimin si “të shkëlqyer”, duke thënë se me presidentin amerikan kanë diskutuar për çështje të shumta, përfshirë situatën në rajon. Ndërsa Trump, ka thënë se takimi “ishte, disa orë shumë interesante” ku të dy, kanë diskutuar për botën.

Gjithashtu është bërë e ditur se Trump dhe Emiri i Katarit ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje për blerjen e avionëve ‘Boeing’, të cilën Trump e përshkroi si “porosia më e madhe e avionëve në historinë e Boeing”, pa dhënë detaje shtesë.

Liderët poashtu kanë qëndruar gjatë nënshkrimit të një dokumenti nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, për bashkëpunim në Mbrojtje.

Kujtojmë se vizita e presidentit amerikan në Katar është ndalesa e tij e dytë në kuadër të turit që po zhvillon në Lindjen e Mesme. Pas Katarit, Trump do të vizitojë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…