Takim jubilar për 35-vjetorin e Shoqatës Patriotike “Çamëria”
Shoqata Patriotike “Çamëria” do të organizojë një takim jubilar me rastin e shënimit të 35-vjetorit të krijimit të saj. Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 31 janar, duke filluar nga ora 12:00, në ambientet e Hotel Tirana International.
Në njoftimin e saj, Shoqata “Çamëria” fton qytetarët, anëtarët dhe dashamirët që të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, i cili synon ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kombëtare ndër breza, si dhe mbajtjen gjallë të amanetit të të parëve për kulturën, traditën dhe historinë e Çamërisë, si dhe për zgjidhjen e Çështjes Çame.
Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e gjerë do të kontribuojë në forcimin e vlerave patriotike dhe kombëtare, duke e bërë këtë përvjetor një moment reflektimi dhe bashkimi.
Takimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.




