Takim me banorët e Busit: Beka zotohet për zgjidhjen e mungesës së ujit të pijshëm

21 shtator 2025 | 19:15

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar sot pjesë të ndryshme të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

Ai ka mbajtur takim në fshatin Busi, ku në një takim të organizuar nga Halil Gashi, kandidat për Asamble, u fol drejt e shqip për çdo hall, shqetësim e nevojë që ka ky fshat.

Beka premtoi qartë: do të vendoset sistemi i ujësjellësit në Busi.

Postimi i tij i plotë:

Çka ka me bo Beka për Businë?

Sot, Beka vazhdoi vizitat në pjesë të ndryshme të Prishtinës, me hapa të sigurt e me vesh të hapur për secilin zë të qytetarëve.

Në Busi, në një takim të organizuar nga Halil Gashi, kandidat për Asamble, u fol drejt e shqip për çdo hall, shqetësim e nevojë që ka ky fshat.

Një ndër shqetësimet kryesore që ngritën banorët ishte mungesa e ujit të pijshëm. Beka premtoi qartë: do të vendoset sistemi i ujësjellësit në Busi.

Çdo bisedë, çdo takim, e thellon edhe më shumë bindjen:

Për Businë duhet me u bo shumë!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një dalje në rrjetet sociale, profesor Pilinçi shprehet i…