Takim për thellimin e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Fondacionit Domenico Bartolucci
09 prill 2026
| 11:55
Sot, ministrja Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Alessandro Biciocchi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Domenico Bartolucci.
Diskutuan për bashkëpunimet e deritashme me institucionet kulturore, duke vlerësuar projektet e realizuara dhe ndikimin e tyre në promovimin e kulturës.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për iniciativa të reja në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me synim thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.



