
Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm me drejtorët rajonalë të ATK-së
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale të ATK-së.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave kryesore me të cilat përballen drejtoritë rajonale, si dhe për punën që po bëhet në realizimin e objektivave institucionale.
Përmes këtij takimi, drejtori i përgjithshëm, z. Hyseni përcolli mesazhin se Administrata Tatimore e Kosovës do të fokusohet në shërbimin dhe edukimin e tatimpaguesve, duke e parë edukimin tatimor si prioritet kryesor. Ai theksoi se qëllimi i ATK-së nuk është ndëshkimi, por ofrimi i udhëzimeve dhe mbështetjes së nevojshme që secili tatimpagues të ketë mundësi të përmbushë detyrimet ligjore në mënyrë të drejtë dhe të lehtë.
Këto takime përforcojnë vizionin e Drejtorit të Përgjithshëm për të krijuar një administratë tatimore të unifikuar dhe bashkëpunuese, ku çdo drejtori rajonale ka rol kyç në rritjen e efikasitetit dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe bizneset.