Takimi i ftuar nga Osmani, Bajrami: Alternativa jonë është rruga përpara

13 maj 2025 | 10:58

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se propozimi i LDK-së është alternativa për të dalë nga situata aktuale dhe se tjetër nuk ka.

Bajrami po ashtu ka thënë se shpreson që partitë e tjera të marrin pjesë në takimin e thirru nga presidentja Vjosa Osmani.

Më tutje, ajo ka thënë se Vetëvendosje i ka edhe 13 parti parlamentare të cilave nuk u ka bërë ftesë si LDK-së.

“Nuk kemi propozim tjetër, në fakt siç duket situata politike në Kosovë, nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate, për arsyen e thjeshtë që, as LV-ja e koalicioni i tyre nuk i kanë votat, dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deri djeshme opozitare, nuk i kanë numrat. Kështu që për të ecur përpara kjo është alternativa të cilën ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja. LV-ja i ka edhe 13 parti të tjera parlamentare të cilave nuk u ka bë ofertë siç i ka bërë LDK-së, andaj janë ata që i kanë alternativat në dorë”, është shprehur Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i Alexander Arnold ka bërë që Liverpooli të mendojë…