Takimi i parë Kurti-Rama në Slloveni, pas anulimit të mbledhjes së qeverive

27 gusht 2023 | 22:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foto në “Facebook” në darkën e mikpritjes së kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër.

I pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në fotot e postuar Rama dhe Kurti shihen duke qeshur, teksa shtrëngojnë duart. Ky është takimi i tyre i parë pas anulimit të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen i Red Bull fitoi Çmimin e Madh të…