Takimi konsultativ për zgjedhje, LDK do të marrë pjesë

19 nëntor 2025 | 23:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndërkaq, sot mandatari për formimin e Qeverisë Glauk Konjufca, dështoi t’i merrte 61 vota për ta formuar ekzekutivin e ri, por i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, në takimin konsultativ të…