Takimi Kurti-Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike

22 maj 2025 | 14:29

Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LV-së për kryeministër Albin Kurti, dhe ai i PDK-së, Bedri Hamza duke biseduar me njëri tjetrin gjatë finales së Superligës së Kosovës në basketboll ka ngjallur shumë reagime.

Por, deputeti Përparim Gruda nga PDK-ja, ka thënë se ky ishte një takim rasti dhe nuk kishte asnjë konotacion politik.

“Ky a qenë një event tërësisht sportive zotëri Hamza si nikoqir i ngjarjes i rënë të ulet afër zotit Kurti sepse ashtu e do protokolli , por nuk ka asnjë përmbajtje politike”, ka thënë Gruda në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me Këshillin Politik…