
Takimi Kurti-Limaj: “S’u fol hiç për kryeparlamentarin, pritet një takim tjetër final”
19 korrik 2025
| 17:47
Para më shumë se gjysmë ore ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, takim ky që zgjati mbi dy orë.
Burimet e Klan Kosovës kanë thënë se mund të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt dhe nëse i njëjti ndodhë, atëherë do të jetë finalizues për arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit.
Po ashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se temë kryesore e takimit mbi dy orësh ishte gjetja e një marrëveshje për konstituimin e kuvendit, ndërsa fare s’ka qenë në diskutim pozita e kryeparlamentarit.