Takimi me fermerët e Deçanit dhe Pejës, kandidatja për deputete, Ilirjana Mehmetaj, merr përkrahje
Kandidatja e AAK-së për deputete me numër 105, Ilirjana Mehmetaj, ka njoftuar se janë takuar me fermerë nga Deçani dhe Peja, me të cilët biseduan për hallet dhe për kërkesat që ata kanë.
“Ata thanë se “ligjet do të ndihmojnë në përmirësimin e të ardhurave të fermave dhe rritjen e produktivitetit. Bujku, fermeri, blegtori, dhe secili prodhues për të qënë vetvetja, duhet mbështetur me subvencioneve dhe kredina të përshtatshme për prodhuesit në përgjithësi, më qëllim të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese, që të ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook
Sipas saj, të pranishmit kërkuan që të gjënden mundësi dhe ligje më të përshtatëshme për fermerët që dëmtohen nga kushtet atmosferike dhe rrethanat tjera.

Ata u zotuan për mbështetjen e listës së AAK-129 ‘Krah Teje’, të kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kandidates për deputete me nr..105 Ilirjana Mehmetaj.



