Takimi për pagën minimale, Tahiri: Korrupsion elektoral me paranë publike, qeveria për tri vjet injoroi ligjin

30 tetor 2025 | 17:03

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me diskutimet e sotme të bëra rreth pagës minimale, për të cilën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.

Tahiri këtë e ka cilësuar si “manipulim elektoral me paranë publike” dhe se e njëjta s’është politike sociale.

“Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral. Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në javën e 11-të…