Takohen bashkëveprimtarët, Xhaka u jep mbështetje Xhavit Halitit dhe Elmi Reçicës
05 qershor 2026
| 10:42
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosuri politik, Ragip Xhaka, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet të PDK-së me numër 14, Xhavit Haliti, si dhe për kandidatin me numër 17, Elmi Reçica.
Ata janë takuar mëngjesin e sotëm, ku kanë kujtuar angazhimet dhe përpjekjet e dikurshme për shtetin që gëzojmë sot.
Gjatë takimit, ata vlerësuan se zgjedhjet e 7 qershorit përbëjnë një lloj referendumi për t’u dhënë fund krizave dhe për t’i siguruar vendit institucione kredibile e funksionale, në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu, ata theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



