Takohen Gashi e Ahmeti, flasin për projekte të përbashkëta

04 qershor 11:57

Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar për disa projekte që kanë të bëjnë me dy komunat respektive.

Fillimisht Gashi e ka uruar Ahmetin për hyrjen në fuqi të Ligjit për Prishtinën.

Më tutje, Gashi e Ahmeti janë dakorduar të bëjnë përgatitjen e projektit për rrugën dhe kolektorin Shkabaj-Kastriot, në mënyrë që të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit.

Po ashtu, ata kanë diskutuar shumë çështje me rëndësi që i atakojnë të dy komunave.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi…