Takohen Kurti e Osmani, flasin për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin

30 tetor 2019 | 16:06

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë takuar sot për të diskutuar rreth  përgatitjeve për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

Kurti ka thënë se nën drejtimin e tyre Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia raporton se dje në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë…