Taksa 100% ndaj Serbisë, rritet 40% importi nga Shqipëria

09 dhjetor 2018 | 20:47

Importi i mallrave nga Shqipëria në Kosovë është rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe dhe ato boshnjake.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sasia e mallrave drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte për nëntorin e këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë ka thënë se mielli dhe materialet e ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.

Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyja qeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare, raporton “Klan TV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, janë…