Taksa e ‘Rrugës së Kombit’, diskutim në mbledhjen e qeverive Kosovë – Shqipëri

23 tetor 2018 | 15:35

Qeveria e Kosovës ka vendosur disa pika në agjendë për mbledhjen e ardhshme të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e dy qeverive parashihet të mbahet më 26 nëntor në Pejë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj renditi temat që priten të preken në këtë mbledhje.
“Çështja e doganave është pikë që po përpiqemi që të kemi një marrëveshje konkrete për doganat. Do të diskutohet për heqjen e roamingut për dy vendet. Jemi pajtuar që të bëjmë një liste te çertifikatave e licesave që do të ia bëjmë njëra tjetrës”, ka deklaruar Limaj në mbledhjen e Qeverisë të martën.

Ai shtoi se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe taksa e Rrugës së Kombit që parasheh pagesë prej 5 euro në hyrje të Shqipërisë.

“Do të diskutojmë edhe për çështjen e njohjes së patentë shoferëve, si dhe për taksën e rrugës së kombit. Pala kosovare ka ngritur shqetësime se taksa është e lartë. Besoj se pala shqiptare i ka marrë seriozisht shqetësimet tona dhe të gjendet një zgjidhje”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektuar të martën punimet…