Taktikat e Kurtit për manipulimin e votuesve

21 dhjetor 2025 | 12:52

Shkruan: Milazim Krasniqi

1. Injorimi dhe poshtërimi i mësuesve/arsimtarëve, u bë për të fituar simpatinë e prindërve dhe të familjeve të nxënësve. Prindër e familjarë të pakënaqur me shkollën ka gjithmonë më shumë se sa mësues e arsimtarë. Ata më të shumtën, janë të zemëruar me mësuesit, në vend se të jenë të zemëruar me veten e me qeverinë.
2. Injorimi i veteranëve u bë për ta shfrytëzuar urrejtjen që është krijuar nga propaganda për listat e fryra, po edhe ndaj partive të dala nga lufta e në instancë të fundit edhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urrejtjen ndaj këtyre faktorëve, kontigjentet jugonostalgjike nuk e kanë fshehur kurrë.
3. Inkursioni në veri u bë për të kënaqur emocionet e atyre të rinjve që kanë nevojë për njëfarë triumfalizmi në raport me Serbinë. Ata Kurtin e shohin si të fortë, madje edhe kur zbythet i frikësuar e pa asnjë rezultat, në Urën e Ibrit.
4. Sulmet e LVV ndaj BE e SHBA janë bërë për të kënaqur euroskeptikët, që janë kontigjent në rritje.
5. Sulmet ndaj bizneseve janë bërë për të kënaqur inatin e të papunëve dhe atyre që duan të jetojnë mirë pa punuar.
6. Sulmet ndaj medieve janë standarde për çdo pushtet autoritar, sepse nuk e duron kritikën më të vogël. Prandaj sulmet e atilla janë oksigjen ideologjik për militantët trutharë. Ata janë shumë.
7. Sulmet e ndyra ndaj partive rivale bëhen për ta shtuar fanatizmin e militantëve, deri në dhunë, nëse ajo paraqitet e nevojshme në rast të humbjes.
Nga sa shihet, sulmet ndaj këtyre grupeve janë të kalkuluara. Nuk kanë lidhje me kurrfarë programi qeveritar e aq më pak me interesa shtetërore a kombëtare. Bile këto veprime janë të kundëvëna njëra ndaj tjetrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 28, Hajdar Beqa,…