Talat Xhaferi foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian

30 qershor 2021 | 14:40

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, në kuadër të samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”, i cili është mbajtur dje, ka folur në gjuhën shqipe.

“Për fat të keq, në vend të bisedimeve tani po ballafaqohemi me pengesë për disa kërkesa të caktuara bilaterale. Qëndrimi ynë është se korniza e dakorduar me Bullgarinë na jep bazë për bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm për të tejkaluar situatën sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se këto ngjarje nuk duhet të kenë ndikim në hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, ka thënë Xhaferi.

Krahas kryekuvendarit Talat Xhaferi, në Parlamentin Evropian ishin edhe dy kryekuvendarët shqiptarë, Gramoz Ruçi dhe Glauk Konjufca si dhe kryekuvendarët tjerë të shteteve në rajon.

Videon mund ta shihni: KËTU, ndërsa Xhaferi flet në minutën e 34.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e…