Talat Xhaferi voton për raundin e dytë të zgjedhjeve, ky është mesazhi i tij

31 tetor 2021 | 11:34

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot u janë drejtuar qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka hedhur votën e tij, duke përcjell edhe mesazh për realizim të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor.

“Duke votuar kontribuojmë për një të nesërme më të mirë për ne, për familjen tonë, për komunën, shtetin, rajonin, botën. Sot e shfrytëzova të drejtën time qytetare dhe ju urova të gjithë qytetarëve për realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor”, ka thënë Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bulqiza në Shqipëri vazhdon të përballet me lëkundjet e tërmetit.…