
Talibanët shpallin armëpushim treditor për nder të Fitër Bajramit
Talibanët kanë shpallur armëpushim treditor me qeverinë afgane për nder të Fitër Bajramit. Armëpushimi fillon të dielën.
Ky armëpushim erdhi pas shtimit të sulmeve kundër trupave qeveritare në javët e fundit, shkruan “BBC”, transmeton Express.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e mirëpriti njoftimin e grupit militant dhe tha se edhe ushtarët e Afganistanit do t’i respektojnë pikat e këtij armëpushimi.
Armëpushimi treditor pritet që ta shtojë shpresën për një ulje më të gjatë të dhunës në vendin e rrënuar nga lufta.
Sidoqoftë, një armëpushim i ngjashëm ishte shënuar edhe në vitin 2018, por ai nuk kishte zgjatur edhe pas festës.
Zëdhënësi i talibanëve tha se ky armëpushim është shpallur vetëm për Fitër Bajram, që shënon fundin e Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët.