Talibanët vrasin 15 policë afganë

22 tetor 2019 | 14:34

Pesëmbëdhjetë policë janë vrarë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit.

Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani, ka thënë se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Një zëdhënës i talibanëve ka konfirmuar po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit.

Talibanët është thënë se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.

Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka arritur një marrëveshje paraprake me talibanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e ka shpallur procesin e paqes “të vdekur”.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14 000 trupa në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundimi i filmit të ri Bond është kaq sekret, madje…