“Tallje” dhe “çmenduri” e quajnë PDK dhe LDK shpalljen e “konstituimit të Kuvendit” nga Vetëvendosje

30 gusht 2025 | 14:43

Seancën konstitutive e shpalli “të mbyllur” dhe Kuvendin e Kosovës “të konstituuar”. Dimal Basha, edhe pa zgjedhjen e një Nënkryetari serb, i dha epilog më vete si punë të kryer çështjen e seancës konstitutive..

Nenad Rashiqi, i mbështeturi i Vetëvendosjes, nuk i mori votat për atë pozitë.

Lista Serbe ka insistuar në Sllavko Simiqin, ndërsa s’ka marrë pjesë në përzgjjedhjen me short nga Dimal Basha, kryetari i Kuvendit.

“Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin Kuvendin e Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të hënën”, tha Basha dhe mbylli seancën.

“Prandaj me këtë rast, konsideroj që kemi ezauruar pikën e 4të të rendit të ditës, dhe meqë nuk ka mundësi tjetër, konsideoj që kjo seancë është përmbyllur”.

“Pas përmbylljes së kësaj seanca, konsideroj që Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet në Kushtetutë”, vazhdoi ai.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, e quajti “përtej talljes me shtetin” konstatimin e Dimal Bashës dhe tha se nuk është konstituar kuvendi.

“Qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë. Përtej talljes me shtetin ështjë bërë edhe e rrezikshme. E kanë kthy në Big Brother kuvendin, me pa kush po eliminohet e kush po humb. Kjo ska ndodh asnjëherë, ka mungesë totale të përgjegjesisë. Ka sjpërfillje të rendit kushtetues”, tha Krasniqi. Janë duke sharruar edhe më tej në shkelje kushtetuese“, tha Krasniqi.

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se “është çmenduri” thirrja e Dimal Bashës për të diskutuar me Nënkryetarët e zgjedhur për të biseduar se çka tutje,.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes tha se Vetëvendosja “edhe kështu siç janë gjërat, pa një Nënkryetar serb” të shkohet në zgjedhjen e qeverisë së Albin Kurtit për të cilat pretendojnë se i kanë votat.

“Nuk ka më rrugë tjetër. Nënkryetarët janë zgjedhur, krejt çka ka mbetur është një alternativë se si të procedohet tutje pa një Nënkryetar, që është një nga 6, ose vendi të shkojë në zgjedhje. Pra, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me krijimin e Qeverisë kështu siç është, institucionet të vazhdojmë tutje. Ose të kthehemi në zgjedhje, që s’do ta dëshironim. Opozita nuk është e interesuar që ta testojnë Kurtin nëse i ka votat për qeveri, kjo është mundësia”, tha Murati.

Tash, çështja është që procedurat në vihim të parapara në Kushtetutë. Fillimisht mandatari nga Presidentja, njëherë na duhet mbledhje e KP të VV-së, dhe pas nominimit nga Presidentja, pastaj do të kemi seancën për qeveri. Situata është kushtetuese sepse kemi shterrur të gjitha mundësitë. Janë tentuar dhe procuar të gjithë kandidatët, dhe asnjë nuk ka marrë votat. Në situatë të tillë nuk mund të bllokohet vendi. Të vimë te situata e mandatarit, pastaj shohim. Sitauta ka këto opsione. Të vazhdohet me institucionet, krijimin e tyre. A i kemi numrat do ta shihni në seancën kur votohet qeveria./Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka refuzuar përfundimisht aplikimin e dorëzuar nga Ministria…