Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

08 shkurt 2022 | 11:19

Takimi i tyre ishte një ndër lajmet kryesore në mediet e huaja, sigurisht, për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar shmangien e luftës në Ukrainë.

Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka.

Për këtë qëllim shërbeu tavolina me madhësi të jashtëzakonshme e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri.

Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina luhatet si në luhatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shtyrë për…