Tanja Fajon: Kosova po bllokohet për vizat pa ndonjë arsye

28 mars 2019 | 18:45

Parlamenti Evropian (BE) ka votuar sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes këtij votimi është rikonfirmuar për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

“Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian dhe derisa shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë Fajoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të enjten…