
Taravari: ‘Kurti nuk ka ndikuar në veprimet tona politike, pa ndihmën e tij nuk bëhej VLEN’
10 korrik 2025
| 22:37
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi në “Pressing” se kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, s’ka ndërhyrë në veprimin politik të tyre si pjesë e qeverisë atje.
“Në veprimin politik si pjesë e qeverisë aspak s’ka pas ndërhyrje nga Kurti”, tha Taravari.
“Z.Kurti ka pas fasilitu në fillim për t’u formuar koalicioni VLEN, kjo është e vërtetë. Por për funksionimin tonë nuk ka ndërhy aspak z.Kurti, herë pas here jemi taku”, u shpreh Taravari .
”Pa ndihmën e Albin Kurtit, VLEN s’bëhej si formacion për të dalë në zgjedhje bashkë”, shtoi ai.