Taravari: Kurti u përfshi direkt në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, pa garancitë e tij s’kisha hyrë në VLEN

31 korrik 2025 | 11:29

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Euronews Albania”, Taravari ka thënë se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje, ai ka shkuar dhe më tutje duke e cilësuar kryeministrin në detyrë, si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV.

“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me VLEN-in”, ka thënë Taravari.

Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfuksional dhe pa qëndrueshmëri.

Ai ka theksuar se ka dalë nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në VLEN ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.

“E kam thënë edhe publikisht, para se të largohem nga qeveria, si me kryeministrin Kurti, ashtu edhe me kryeministrin Misovski këtu në Maqedoni, pasi në koalicion ishim katër parti plus Vetëvendosja. Të gjitha vendimet duheshin të miratoheshin nga organet partiake dhe nga koalicioni që formuam”, ka thënë ai, duke shtuar se në një moment, të gjithë anëtarët e koalicionit janë pajtuar se funksionimi i brendshëm ishte i dobët dhe kemi vendosur që deri në zgjedhjet lokale secili të vepronte në mënyrë të pavarur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm edhe dy javë kanë mbetur afat për subjektet politike…