
Taravari takohet me Ramën
21 maj 2025
| 12:54
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pa dhënë hollësi për takimin, Taravari e ka cilësuar Ramën si kryeministrin më evropian.
“Me kryeministrin më evropian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin”, ka shkruar Taravari në “Facebook”.
Kujtojmë se pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN dhe qeveria e Mickoskit, Taravari ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Edhe zyrtarë të tjerë të Aleancës për Shqiptarët e kanë pasuar atë duke dhënë dorëheqje, siç ishte rasti me zëvendësministrin e Bujqësisë, Flakron Bexheti dhe zëvendësministren e Mbrojtjes, Elfet Ismaili.