Taravari thotë se shqiptarët e Maqedonisë asnjëherë s’kanë qenë më keq se në këtë qeveri

17 qershor 2025 | 15:56

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur keqardhje për dështimin e koalicionit VLEN.

Ai ka thënë se njerëzit e këtij koalicioni po bëhen kurban i egoizimit të dy-tre personave.

Taravari ka thënë se asnjëherë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më keq se në qeverinë aktuale.

“Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave! Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!”, ka shkruar Taravari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se “është detyruar”…