Tare firmos të hënën për Milanin

22 maj 2025 | 13:34

Pas muajsh të tërë zërash, analizash dhe emrash të përfolur, Milan ka vendosur përfundimisht: Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit kuqezi, duke nisur nga sezoni 2025/26.

Ish-drejtuesi i Lazios pritet të firmosë të hënën një kontratë 3-vjeçare (me formulën 2+1 në favor të klubit) me pagë neto prej 800 mijë eurosh në sezon.

Vendimi për të përshpejtuar emërimin e Tares u mor nga pronari i RedBird, Gerry Cardinale, pas humbjes zhgënjyese të Milanit ndaj Romës që i kushtoi vendin në garat evropiane. 24 gola në Kategorinë e Parë shqiptare, sulmuesi merr ftesë nga Kombëtarja Pas një takimi mes Cardinale-s dhe administratorit të deleguar, Giorgio Furlani, u arrit një marrëveshje verbale që i hap rrugë zyrtarizimit.

Sipas “Calciomercato.com”, baza e parë e marrëveshjes mes Tares dhe Milanit ishte hedhur më 16 prill, gjatë një takimi në Romë. Më pas, duke parë se alternativat nuk ishin të realizueshme, kuqezinjtë vendosën të ecnin me Taren, një figurë që ka pasur përkrahjen edhe të Zlatan Ibrahimoviçit, dhe që gëzon një raport shumë të mirë me Geoffrey Moncada.

Dyshja do të punojë ngushtë për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe për strategjinë e merkatos, si për përforcimet, ashtu edhe për largimet e mundshme. Vendimet përfundimtare do të mbeten në dorë të CEO-s, Giorgio Furlani, por Tare, i cili aktualisht është pa kontratë, do të jetë menjëherë operativ.

Të hënën pritet firma mbi kontratë, që do ta bëjë zyrtarisht pjesë të projektit të ri teknik të Milanit. Kuqezinjtë synojnë të rikthehen fuqishëm në Ligën e Kampionëve dhe të ndërtojnë një skuadër konkurruese përmes një projekti ambicioz dhe me vizion afatgjatë, ku përvoja dhe njohuritë e Igli Tares në merkato pritet të luajnë një rol kyç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 dhe 22 maj Njësite Rajonal të Komunikacionit Rrugor…