Tare insiston për transferimin e Gjimshitit  

13 gusht 2025 | 15:11

Berat Gjimshiti është bërë shënjestra kryesore e skuadrës së Milanit para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare nuk po heq dorë nga transferimi i Gjimshitit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen.

Mësohet se Tare po insiston ta bind Atalantan në lirimin e 32-vjeçarit, i cili është i gatshëm për t’u transferuar në “San Siro”.

Milani ka bërë gati një ofertë fillestare prej 6 milionë eurosh për Gjimshitit, të cilën do t’ia prezantojë edhe zyrtarisht Atalantas, ekip me të cilin mbrojtësi ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Gjimshiti ka përvojë në futbollin italian pasi luan prej vitit 2016, ndërsa krahas Atalantas ka qenë edhe pjesë e Avellinos e Beneventos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona ku njëri është…