Tare në bisedime me dy klube angleze

11 prill 2024 | 13:44

Pas largimit nga Lazio, Igli Tare po vijon me një periudhë pushimi në karrierën e tij. Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serinë A, është në bisedime me dy klube angleze, për një rikthim në ligën më të fortë në botë.

Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Tare për momentin është duke biseduar me pronarët e Tottenhamit dhe Chelseat. “Spurs” afroi pak kohë më parë Johan Lanxh për të zëvendësuar Fabio Paraticin që u pezullua për dy vite e gjysmë nga FIFA.

Pavarësisht këtyre, dëshira e Igli Tares është që të qëndrojë në Itali, por në mungesë të një piste konkrete, alternativa mund të jetë edhe Premier Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëmendje e turistëve perëndimor drejt Shqipërisë po rritet. Mobilizimi vendor…