Tare: Objektivi ynë është Liga e Kampionëve, për titull mund të ëndërrojmë  

04 shkurt 2020 | 12:33

Lazio është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Serinë A, duke u shndërruar në një kandidate serioze për titullin kampion, me diferencë -5 pikë nga kryesuesit e Juventusit. Kujtojmë që Lazio ka një ndeshje më pak se bardhezinjtë. Për këtë ecuri fantastike, meritë ka padyshim edhe drejtori sportiv Igli Tare, i cili është cilësuar si arkitekti i kësaj skuadre.

Pavarësisht se diferenca me kryesuesit nuk është shumë e madhe, shqiptari vazhdon të theksojë se objektivi i klubit është kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Në një prononcim për mikrofonin e “Tiki Taka”.

“E jetojmë shumë të qetë javën. Kemi vendosur si objektiv që në fillim të sezonit kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Nëse dikush ka këtë objektiv në fillim të sezonit, atëherë është e qartë se ka një skuadër të fortë. Në këtë moment shumë komponentë po shkojnë në rrugën e duhur. Puna e jashtëzakonshme e Inzagit dhe stafit të tij, klima shumë e mirë e grupit në dhomat e zhveshjes. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse duhen edhe 17 ndeshje nga fundi i kampionatit dhe gjithçka mund të ndodhë. Fitoret janë shumë të rëndësishme. Për titullin është shpejt të flasim. Rezultatet na japin mundësinë për të luftuar, por situatat ndryshojnë shpejt. Pastaj, nëse katër apo pesë javë para fundit jemi ende në garë për titullin, do të ëndërrojmë të gjithë së bashku. Ne punojmë çdo ditë dhe shpresojmë të shkojmë sa më shumë të jetë e mundur. Entuziazmi është ndjerë shumë kohët e fundit, duhet të ruajmë energjinë pozitive”, u shpreh Tare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç shkruajnë mediet, OPEC mund të merr vendim ta zvogëlojë…