
Tare po e përgatit terrenin për ta sjellë Lewandowskin në Milan
Luka Modric në Milan ishte një lotari vetëm për pak njerëz pasi shumica mendonin se, përkundër moshës 40-vjeçare, legjenda kroate do të shkëlqente në futbollin italian.
E “Rossoneri” nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.
Drejtori sportiv i Kuqezinjve, Igli Tare është duke e përgatitur terrenin për ta sjellë në “San Siro” një tjetër “veteran”.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, ish-futbollisti shqiptar në këto ditë madje e ka kontaktuar menaxherin Pini Zahavi, me të cilin ka diskutuar për klientin e tij, Robert Lewandowski
Me këtë rast, Tare ia ka bërë me dije menaxherit në fjalë interesimin për sulmuesin në super-formë të Barcelonës, i cili po vazhdon të shënojë përkundër moshës së shtyrë.
I lindur në vitin 1988, Lewa ka kontratë me gjigantin katalunas deri në fund të këtij sezoni dhe palët nuk i kanë nisur ende bisedimet për vazhdimin eventual të bashkëpunimit.
Deri këtu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut e ka bërë të qartë dëshirën për ta aktivizuar klauzolën e vazhdimit për një vit tjetër të kontratës.
Por, gjithçka do të varet nga fusha e blertë dhe nga projektet e ardhshme të “Blaugrana”.
Gjithashtu, klubet nga Arabia Saudite e ndjekin qe një kohë golgeterin polak, i cili me siguri se do të vendosë për të ardhmen e tij në muajt e parë të vitit 2026.