
Tare synon transferimin e Modriqit
03 qershor 2025
| 11:22
Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare po synon të sjell në Milano, Luka Modriqin. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një goditje top, për një blerje të bujshme me një lëvizje me zero kosto. Luka Modriq u përshëndet me tifozët në “Bernabeu”, ndërsa pas Botërorit për Klube do të largohet zyrtarisht nga Real Madrid.
Modriq është një tifoz i vjetër i Milanit, që nga koha kur Zvonimir Boban, idhulli i tij, mbante të veshur fanellën kuqezi. Milani nuk është një skuadër thjesht sa për të mbyllur karrierën, për këtë është i vetëdijshëm edhe Modriq. Më moshën 40-vjeçare, ëndrra e tij për të veshur fanellën e “djallit” mund të bëhet realitet.