Tash e katër vjet policët kërkojnë shujtat dhe pagën e 13-të

06 shkurt 2022 | 22:35

U suspendua për tri ditë për shkak të një postimi në “Facebook” ku krahason benefitet e deputetëve dhe mospërmbushjen e kërkesave të policëve.

Por, këtë hall të Amir Hoxhës e kanë edhe mbi 5 mijë policë tjerë.

Këta madje janë detyruar të dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për t’i marra paratë që u takojnë me ligj.

Avokati i Sindikatës së Policëve, Kastriot Feka, thotë se disa raste veçse i kanë fituar, teksa tregon se qeveria nuk po u ndihmon ruajtësve të rendit.

Se janë të angazhuar për kërkesat ligjore të tyre, e thonë edhe në sindikatë.

Për secilin polic, vlera e benefiteve të papaguara është rreth dy mijë euro për shujta, nga katër paga jubilare dhe pagesat për orët shtesë të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka postuar në llogarinë e vet…