Tatimet e produkteve përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave qeveritare

08 mars 2021 | 10:58

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës për tremujor. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020. Sipas ASK-së, shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. “Shuma e shpenzimeve e qeverisë së përgjithshme në TM4 2020 ishte 817.1 milionë euro”, është thënë në raport. Sipas këtij raporti, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3 për qind), kompensimi i punëtorëve (20.9 për qind), formimi i kapitalit bruto (16.6 për qind) dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8 për qind). Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar…